Mosmarrveshjet dhe demshperblimet

Home / Mosmarrveshjet dhe demshperblimet

“FENIX POST & DELIVERY ALBANIA” SHPK

KERKESAT PËR DËMTIM, VONESË APO MUNGESA-REKLAMACIONET

 

Të gjitha ankesat duhet të reklamohen në zyrat tona brenda 20 ditësh.

Ankesat duhet të dërgohen me shkrim ose me e-mail.

Ankesa duhet të ketë të specifikuar qartë me detaje pretendimet e klientit si vonesë, dëmtim etj.

Për çdo dërgesë të dëmtuar “FENIX POST & Delivery Albania shpk” e dëmshpërblen klientin 5.000 (pesë mijë) lekë, n.q.s dërgesa është e pasiguruar.

Zgjidhja e mosmarrëveshjeve ndërmjet përdoruesit dhe ofruesit të shërbimit

  1. AKEP-i zgjidh mosmarrëveshjet ndërmjet ofruesve të shërbimeve postare dhe përdoruesve, kur të tilla mosmarrëveshje kanë të bëjnë me të drejtat dhe detyrimet e përcaktuara në këtë ligj dhe aktet nënligjore në zbatim të këtij ligji.
  2. Nëse një mosmarrëveshje ndërmjet përdoruesit të shërbimit postar dhe ofruesit të shërbimit postar nuk mund të zgjidhet nëpërmjet procedurave të ankesave, sipas nenit 37, të këtij ligji, përdoruesi, brenda 15 ditëve nga marrja e përgjigjes me shkrim të ofruesit, mund të kërkojë me shkrim nga AKEP-i të zgjidhë mosmarrëveshjen.
  3. AKEP-i shqyrton të gjitha provat në dispozicion dhe, brenda 30 ditëve nga marrja e kërkesës, merr vendim lidhur me mosmarrëveshjen.
  4. Ky vendim është i detyrueshëm për të dyja palët, nëse nuk kundërshtohet brenda 30 ditëve nga dita e marrjes dijeni në gjykatën kompetente, sipas legjislacionit në fuqi. 285. AKEP-i zgjidh mosmarrëveshjet në mënyrë transparente, të shpejtë, objektive dhe jodiskriminuese.
  5. AKEP-i përcakton procedurat dhe strukturën përkatëse për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me anë të një rregulloreje, e cila publikohet në faqen zyrtare të AKEP-it.