Dokument pranimi sherbimi

Home / Dokument pranimi sherbimi

“FENIX POST & DELIVERY ALBANIA” SHPK

 

SHËRBIMI I PRANIMIT, PËRPUNIMIT, TRANSPORTIT DHE SHPËRNDARJES TË OBJEKTEVE POSTARE

 

 

Informacion mbi shërbimin e ofruar nga kompania Fenix Post;

Çdo Klient i kompanisë pajiset me Portal Personal ne Sistemin e Fenix Post, ku  mundësohet: Regjistrimi i dërgesave, gjurmimi i dërgesave dhe çdo informacion tjetër ne lidhje me historinë e secilës dërgese.

Klienti (Dërguesi) regjistron dërgesën ne sistem, nga ku për çdo dërgese gjëndërohet një Nr Dërgese. Dërgesa merr statusin “ Dërgesë e Re ”. Klienti njofton Fenix Post me telefon/email për tërheqjen e Dërgesave.

Punonjësit/Agjentët shkojnë në adresen e Klientit, tërheqin dërgesat ne prani te Klientit (Dërguesit) dhe i sjellin ato në Magazinën tonë. Dërgesat skanohen dhe marrin statusin “ Pranoi Magazina ”.

 

Pas procesit të përpunimit të kujdesshëm në Magazine, dërgesat i ngarkohen korrierit ne zonat respektive në gjithë Vëndin dhe dërgesat marrin Statusin “ Për Shpërndarje ”.

 

Punonjësit/Korrierët/Agjentët e kompanisë Fenix Post kontaktojnë pritësin e dërgesës me telefon për të konfirmuar dorëzimin e dërgesës. Në rastet kur Pritësi e merr në dorëzim dërgesën e tij, Dërgesa merr statusin “Dorëzuar”, Në rastet kur Pritësi nuk është i disponueshem për te pranuar dërgesën atëherë dërgesa kthehet në Magazine dhe merr statusin “Kthyer në Magazine” me komentet përkatëse si: kërkon dorëzim datë tjetër, adresë e pasaktë, refuzon marrjen ne dorëzim të dërgesës ………….etj.

Klienti (Dërguesi) mund te kërkoj të njoftohet me emal nëpërmjet sistemit FENIX për statusin përfundimtar të dërgesës.

Me miratimin/konfirmimin e Klientit (Dërguesit) ne fund të proceseve të shpërndarjes kryhen rakordimet përkatëse. Fenix Post më pas i dërgon Klientit (Dërguesit) faturën përkatëse të kryerjes së shërbimit.

 

Pagesat mund të kryhen: Transferte Bankare dhe/ose Cash (Me Para ne Dorë).